FIDANISHTJA

Petrit Selimi: Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Petrit Selimi, në një editorial të publikuar nëFinancial Times dhe gazetën serbe Danas, thekson se “Kosova po mbahet peng një grup nacionalist”.Selimi, në opinionin mbi zhvillimet integruese të Kosovës shkruan se “liberalizimi i vizave është jetik për të ardhmen e Kosovës pasi popullsia jonë e re arsimuar e ka të domosdoshme lëvizjen e lirë.

“Zgjedhja e ish-kryeministrit Thaçi si President i Kosovës nga Kuvendi, ishte thelbësore për demokracinë tonë. Demokracia dhe proçeset parlamentare nuk duhet të rrëzohen nga koktejlet molotov dhe sulmet me gaz lotësjellës. Interesat e vendit tonë janë që ai të bëhet anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar dhe të vazhdojë integrimi europian. Progresi i Kosovës nuk mund të mbahet peng nga nacionalistët në Serbi dhe Kosovë, të cilët janë të obsesionuar nga konfliktet e shkuara dhe që retorika etnike të kondicionojë të ardhmen tonë”, shkruan Selimi.

Uji Dea

Zv.ministri i jashtëm i Kosovës, i cili prej zgjedhjes së Hashim Thaçit si President është në funksionin e shefit të diplomacisë në detyrë, thekson më tej në shkrimin e tij se “armiqtë tanë kanë arritur të shtyjnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO me anë të votave të Koresë së Veriut dhe regjimit të Asadit, të cilët votuan kundër pranimit të Kosovës”.

Pasi thekson se Kosova ka firmosur tashmë marrëveshjen me BE-në për Stabilizim Asocimin, Selimi shkruan më tej se “Kosova është një vend olimpik dhe se një ekip përfaqësues i Kosovës do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rio De Janeiros”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.