Uji Dea

Pësojnë lëndime të rënda punëtori nga Kosova dhe ai nga Serbia

/ 1 minutë lexim

Ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë por vazhdojnë të jenë në stacionin për përkujdesje intensive, njëri në Chur dhe tjetri në St. Gallen.

Dy punëtorë, njëri me shtetësi kosovare dhe tjetri me shtetësi serbe, të cilët më 31 janar patën pësuar lëndime të rënda derisa ishin duke punuar në stabilimentet e një hidrocentral (Linthal 2015) në Glarus, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Por, ata vazhdojnë të jenë në stacionin për përkujdesje intensive, njëri në Chur dhe tjetri në St. Gallen, bën të ditur policia kantonale e Glarusit.

KKGJILAN

Për identitetin e dy të lënduarve policia nuk jep të dhëna të tjera, përveç që shtetasi kosovar është 36 dhe ai serb 21 vjeçar.

Ata ishin të angazhuar në transportimin e një ekskavatori kur u ndodhi aksidenti. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen, policia nuk ka mundur ende t`i marrë në pyetje dy të lënduarit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.(albinfo)