Eko Higjiena

Përvojat e para me prindërit shqiptarë, të suksesshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga pyetja e një mjekeje ka lindur një projekt, rezultat i parë i të cilit ishte pasditja e parë e këshillimeve në gjuhën shqipe në Kulm (AG).

Në pranverën e vitit 2012 një mjeke fëmijësh ishte interesuar nëse do të ishte e mundur të ofroheshin këshillime mjekësore për nënat shqipfolëse. Ndërkohë, nga kjo pyetje ka lindur një projekt i tërë dhe, në qershor të po atij viti u ngrit një grup pune për t`iu qasur kësaj teme.

Pas një numri mbledhjesh dhe angazhimit të madh të disa anëtarëve të grupit, së fundi, nga mesi i janarit 2013, në kuadrin e një pilot projekti u realizua pasditja e parë e këshillimeve në gjuhën shqipe. A. Gaberell së bashku me një ndërmjetësuese kulturore, ka përshëndetur dhe këshilluar nënat e para shqiptare.

Në tremujorin e fundit të vitit 2012 këshillimorja ka bërë disa ndryshime pozitive. Në radhë të parë ka ndërruar automobilin e vjetër dhe shumë të përdorur, me një të ri. Pastaj, në bazë të një vlerësimi të bërë për një anketë të realizuar me prindër, këshilltarët i kanë bërë edhe disa përshtatje të ofertës së këshillimeve. Në këtë mënyrë, terminet për dhënie të këshillave përmes telefonit, nga tetori i vitit 2012 filluan të realizoheshin çdo të hënë dhe të martë nga ora 6-10 dhe nga e mërkura deri të premten nga ora 8-9.45.

RCCOLA

Po ashtu edhe koha për këshillime nëpër komuna u zgjat për 15-30 minuta dhe kështu këshillimet individuale tash zgjasin 25, në vend të 20 minutave.

Ndërkohë, në fund të tetorit këshillimorja ka ndërruar lokalin duke e marrë një më të madh e më të përshtatshëm. Tashmë lokali i ri është rinovuar dhe ka marrë pamje të bukur.

Me këtë rast, personeli i këshillimores mban më 7 mars një ”Ditë të derës së hapur” dhe fton familjet, autoritetet dhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë.

Aktiviteti zhvillohet ditën e enjte, më 7 mars 2013 dhe fillon nga ora 17. Adresa: Kirchenbreitestrasse 47, Kulm. Mirëseardhje të ftuarve u dëshirojnë S. Landolt dhe A.Gaberell në emrin e kryesisë së këshillimores për nëna dhe baballarë (MVB), Kulm, Aargau.(albinfo)