Fundamenti

Përvoja e Barcelonës promovohet në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra për të Rinj pranë komunës së Bujanocit sot ka organizuar një takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë komunë dhe mysafirët nga Barcelona e Zagrebi.

Takimi kishte për qëllim njoftimin me aktivitetet që po mbahen nga organizatat vendore si dhe mënyrën se si ato të organizohen dhe realizojnë projektet në mënyrë më të suksesshme.

E veçanta e këtij takimi ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve nga rajoni, si Zagrebi i Kroacisë dhe Barcelona e Spanjës.

Uji Dea

Anna Valldaperas nga Spanja, mentore internacionale e projekteve për të rinj, pjesëmarrësve të këtij takimi i shpjegoi rreth mënyrës së organizimit në Barcelonë dhe Zagreb si dhe krahasimin me mënyrën e funksionimit të organizatave të rajonit.

Sipas Koordinatorit të Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Isuf Hasani, ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e ideve në mënyrë që në të ardhmen organizatat që veprojnë në Bujanoc të kenë ide dhe vizion ndryshe për të realizuar projekte me rëndësi për këtë komunë.

Në takimin e sotëm me aktivistët nga Spanja dhe Kroacia morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë rajon./Titulli.com/