RCCOLA

Përurohet trotuari në lagjen “Çamëria“ të Kamenicës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në lagjen “Çamëria“të qytetit të Kamenicës, të premten është inauguruar trotuari për gjatë rrugës së Strezocit. Ky projekt ka kushtuar 88,655 $ dhe është financuar nga komuna e Kamenicës dhe USAID-i. Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, struktura të tjera udhëheqëse komunale, ndërsa, nga USAID, Gene Gibson, Zëvendës Drejtor për Demokraci dhe Qeverisje, Ginka Kapitanova, Drejtoreshe e Programit, USAID Democratic Effective Municipalities Initiative –DEMI, Aurora Balaj, Specialiste për Komunikim, Laura Bahtiri, Këshilltare Rajonale në DEMI.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, thotë se rregullimi i këtij trotuari në këtë lagje ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj lagje, andaj ndjej gëzim të veçantë që sot po e bëjmë inaugurimin e këtij trotuari.

Surdulli, me këtë rast falënderoj USAID-in Amerikan, që ka ndihmuar për këtë projekt. USAID nëpërmjet programit DEMI, ka ndihmuar komunën e Kamenicës në realizimin e shumë projekteve, si: për Qeverisje elektronike në Asamblenë Komunale, fuqizimi i zyrës Komunale për Informim Publik, Shërbim efektiv në grumbullimin e mbeturinave, Blerja e pajisjeve GPS për regjistrimin pronave, Rregullimi i trotuarit ne lagjen “ Çamëria” dhe projekte të tjera.

Ndërsa, Gene Gibson, Zëvendës Drejtor për Demokraci dhe Qeverisje, thotë se komuniteti i juaj ka aplikuar disa teknika inovative në realizimin e këtij projekti si dhe projekteve të tjera, madje edhe në vitin 2012, keni marrë edhe shpërblimin nga USAID, për punën e mirë që keni bërë. Programi DEMI, do të përfundoj, por projektet nga USAID nuk do të përfundojnë, ne prapë do të vazhdojmë me përkrahjen e projekteve për komunën e Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka ndarë mirënjohje për Gene Gibson, zëvendës Drejtor për Demokraci dhe Qeverisje, për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij projekti. Po ashtu këta të fundit kanë bërë edhe zbulimin e plakës.
USAID/DEMI ka përkrahur financiarisht realizimin e këtyre projekteve në komunën e Kamenicës: Qeverisje elektronike e Asamblesë Komunale, Totali: $20,496, Kontributi nga USAID DEMI: $16,367, Kontributi nga komuna: $4,129.
Fuqizimi i Zyrës Komunale për Informim Publik, Totali: $6,070, Kontributi nga USAID DEMI: $4,514, Kontributi nga komuna: $1,556.

Fidanishtja

Shërbim efektiv në grumbullimin e mbeturinave, Totali: $59,436, Kontributi nga USAID DEMI: $45,147, Kontributi nga Komuna: $14,289.

Blerja e pajisjeve GPS për regjistrimin pronave, Totali: $769, Kontributi nga USAID DEMI: $356, Kontributi nga Komuna: $413.

Rregullimi i trotuarit ne lagjen Çamëria, Totali: $88,655, Kontributi nga USAID DEMI: $41,440, Kontributi nga Komuna: $47,215.

Rehabilitimi i Parkut në fshatin Muqiverce, Totali: $25,000 , Kontributi nga MAPL: $25,000 ./rajonipress/