ARKATANA

Përurohet pusi në oborrin e Gjimnazit, që është realizuar me iniciativë të nxënësve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me vetiniciativë të nxënësve të Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe me financimin e prindërve, është bërë sot përurimi i pusit në oborr të shkollës në thellësi prej 32 metra, i cili do të shërbej mjaftueshëm për nevojat e kësaj shkolle.

Në fjalën e rastit, drejtori i Arsimit Nazmi Musa, ka përgëzuar nxënësit për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë, duke i krijuar pavarësi Gjimnazit “Zenel Hajdini” sa i përket çështjes së ujit.

“Të nderuar nxënës, ju përgëzoj për këtë punë të mrekullueshme që e keni bërë, me iniciativën tuaj, e cila po shënohet në ditën botërore të ujit. Kjo është një ide që është përkrahur financiarisht nga prindërit tuaj dhe do të jetë shembull për gjithë Kosovën. Ju lus që gjithmonë të vazhdoni me ide të reja dhe unë do t’ju mbështes gjithmonë”, ka thënë Musa.

Fundamenti

Drejtori i gjimnazit, Sami Hoxha, e ka vlerësuar lart kontributin e nxënësve, duke thënë se Gjilani sot ka festë. Ai tha se “pa ujë nuk ka jetë, ndërsa ju nxënës jeni vetë jeta sepse me këtë aksion ju i krijoni madhështi Gjimnazit”.

Për këtë iniciativë të nxënësve të gjimnazit “Zenel Hajdini” është përkujdesur profesoresha Tevide Ahmeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.