Mobi Casa

Përurohet centrali i parë i energjisë me erë në Kitkë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Të enjtën është bërë përurimi i centralit të parë me energji të erës në Komunën e Kamenicës, konkretisht në Kitkë.

Kompania nga Turqia GURIS Holding ka bërë investimin më të madh të energjisë me erë në Kosovë dhe parasheh që për një vit të prodhojë afro 96 milion kËs në vit.

Ky central i cili do të sjellë dobi shtetit të Kosovës e veçanërisht Komunës së Kamenicës, përbëhet prej 9 turbinave G.E 3.6 MË, me lartësi të kullës 110 metra dhe me diametër të rotorit prej 137 metra.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin nënkryetari Faton Jakupi, përfaqësuesit e kompanisë GURIS, zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, deputeti Ahmet Isufi e shumë mysafirë të tjerë.

UBT

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç tha se është shumë e kënaqur për këtë investim dhe theksoi se ky projekt do të ndikojë që në Kosovë të ketë më shumë burime të ripërtrishme të energjisë.

Ndërkaq, inxhinieri i kompanisë GURIS Idris Yamanturk tha se mburren me çdo hap që kanë bërë deri në përfundimin e këtij investimi.

Centrali i energjisë me erë ka filluar prodhimin nga data 11 tetor dhe është e hapur për operim komercial./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.