KKGJILAN

Përurohet aneksi i Fakultetit të Edukimit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Në Gjilan sot është përuruar aneksi i Fakultetit të Edukimit në Gjilan, ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor dhe rektori i universitetit të Prishtinës Mujë Rugova me zyrtarët të lart të universitetit.

Me këtë rast rektori Rugova ka thënë se ky është një investim në krijimin e kushteve dhe hapësirës së nevojshme për studentët, që ata të mund të studiojnë në kushte normale. Investimet në këtë hapësirë janë të një kualiteti të lart dhe do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë për zhvillimin normal të procesit mësimor në këtë fakultet. “Sot në fakultetin e edukimit po përurojmë një sipërfaqe prej rreth 500 metra katror që është një investim i përbashkët i UP-së dhe Komunës së Gjilanit me në krye kryetarin Mustafa. Ne kemi investuar edhe vitin e kaluarën disa salla të këtij objekti për zgjerimin e hapësirave dhe kjo është bërë falë një bashkëpunimi vëllazëror mes rektoratit dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit”.

Ndër të tjera rektori Rugova në pyetjen e gazetarëve rreth emërtimit të UP-së me emrin Hasan Prishtinës, tha se emërtimi na bënë nder në fillim neve në krye të universitetit e pastaj nder i jep edhe vet emrit dhe figurës së Hasan Prishtinës i cili ka dhënë një kontribut tepër të madh para 100 viteve në pavarësinë e trojeve shqiptare të atëhershme. Ndaj emri i tij është në vendin e duhur dhe kjo është bërë me vendime të duhura nga kompetenca që ka Universiteti duke i kaluar të gjithë filtrat e tij dhe me propozim të senatit.

KKGJILAN

Kurse kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se bashkëpunimi mirë me rektorin dekanët dhe me profesorët ne kemi arritur që së bashku t’i bëjmë të gjitha këto ndryshime që po i shohim këtu, për t’i paraprirë themelimit të universitetit. Këtu kur ky të marr statusin e universitetit do të ketë edhe më shumë kursim për studentët. Shpresojmë në mirëkuptimin e kryeministrit dhe ministrit të arsimit që në vitin e ardhshëm akademik të vëmë të gjithë së bashku themelet e Universitetit të Gjilanit. Kjo që sot është bërë këtu, lë të kuptohet se Gjilani po bëhet qytet universitar.

Gjilani, Peja, Mitrovica dhe Prizreni kanë qenë në idenë se duhet të bëhen universitete, ku me këtë rast do të lirohej paksa Prishtina. Me kalimin në statusin e universiteteve, këto qytete do të zhvilloheshin në aspektin ekonomik, kulturor dhe shoqëror, sepse do të ketë edhe një fluks të shtuar të qytetarëve në këto qendra,por edhe do të kishte kursime të studentëve, ndaj qëllim i UP-së është që të kemi universitete në këto qendra sepse kemi edhe ardhje më përtej rrethit të këtyre qyteteve. Pra kemi ardhje të studentëve edhe nga regjioni përtej kufijve të shtetit tonë./rajonipress/