Përsëri gaz lotsjellës në Kuvend

Deputetë të opozitës lëshuan sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Pas kësaj, nuk shihen deputetë në seancë.
Kjo është hera e dytë që deputetët e Opozitës, për të bllokuar punën e seancës, kanë përdorur gazin lotsjellës./telegrafi/
Veseli thërret kryetarët e grupeve parlamentare
Pas shpërthimit të gazit lotsjellës dhe pas braktisjes së sallë nga deputetët, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar për një takim kryetarët e grupeve parlamentare.
Opozita nuk i është përgjigjur ftesës, ndërsa deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka thënë se mbledhja e Kuvendit megjithatë do të vazhdojë./zeri/