RCCOLA

Përse po i ndodhë ky “plastenilizim” Kurtit të legjendarizuar?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Milazim Krasniqi – Fanatikët e Kurtit e meritojnë një shpjegim korrekt se përse po i ndodhë ky plastenilizim heroit të tyre të legjendarizuar.

Përgjigja për modifikimin e qëndrimeve të Kurtit është e thjeshtë, gati argëtuese: Albin Kurtit, nuk po i ndodhë asgjë, që nuk u ka ndodhë para tij edhe udhëheqësve të tjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, Bajram Rexhepit, Nexhat Dacit, Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit.

Pra, Albin Kurtit po i ndodhë i njëjti trajtim me të cilin janë trajtuar nga institucionet ndërkombëtare edhe pararendësit e tij.

KKVITI

I vetmi dallim është se Kurti me taktikat e tij zjarrvënëse dhe anarkiste, sa ishte opozitar, i ka ndihmuar institucionet ndërkombëtare për të qenë më efikase me presionet e tyre mbi Kosovën.

Ky është i vetmi dallim i tij me pararendësit e tij, po edhe me konkurentët e tashëm të tij, të cilët po bëjnë opozitë konstruktive e jo destruktive, siç e bënte Kurti.