FIDANISHTJA

Përlepnicasit, kosaqasit s’falin!

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nuhi Nuhiu – Nëse disa politikan, janë të gatshëm të falin Serbin, qytetarët përlepnicas e Përlepnicës dhe dy Kosaqave, s`janë të falin Pastrimin etnik! Qytetarët, mbrëmë gjatë prezantimit të librit mbi ngjarjet e 6 dhe 14 prillit të vitit 1999, patën kërkesë që të ngritet padi ndaj Serbisë, lidhur me pastrimin etnik të këtyre vendbanimeve!

Heshtja, e mbi dy dekadave nga qeveritë e gjertanishme flet shumë!
Deri kur, do të vazhdoj kjo përgjumje dhe mos reagim nga institucionet shtetërore?
Me qytetarët, banoret e Përlepnicës dhe dy Kosaqeve është bërë pastrimi etnik!
Këto tri lokalitete, ishin pengesë për regjimin serb, këtu ishte ndërprerë korridori nga Novobërda, Makreshi, Koretishta, Kufca vendbanime me banor serb!

Përlepnica e dy Kosaqatë i ndërprenë këtë vijë që ky korridor të vazhdonte me Ropotovë dhe Ranillugun me banor serb dhe të hynin në Serbi lirshëm, apo për një ndarje të territorit të Kosovës!

S’i mund të quhet ndryshe ky deportim, shpërngulje të banorëve përlepnicas e kosaqas?
Kjo ishte forma më klasike pastrim etnik të shqiptarëve nga trojet e veta !

Pas, këtij pastrimi etnik me 6 dhe 14 prill 1999, menjëherë ka filluar shkatërrimi i pronës së këtyre banorëve, duke filluar me djegëje të shtëpive,objekteve përcjellëse dhe pasurin e luajtshme si në fshatra, dhe më pastaj vazhdoi në kufi, grabitja e automjeteve e parave, dhe marrja në bisedë informative e kontrollime në doganën e Jazhice !

Në Jazhice ,të gjitha automjetet, u morën nga milicia dhe ushtria serbe ku u ndalën dhe nuk lejuan të kalonin në Maqedoni !

Nga ky pastrim etnik, u dogjën mbi 128 shtëpi, dhe mbi 50 objekte përcjellëse, vetëm në Përlepnicë, fondi i bagëtive të këtyre fshatrave u asgjasue, u mbytën dhe u pushkatuan edhe kafshët, dhe u vodhën nga serbet e fshatrave :Kmetoc, Shillovë serbe, Kufcë, Ropotovë!

Plaçkitja, filloj në momentin kur neve na largonin nga Përlepnica, Kosaqa në rrugë kamionët me paramilitar hynin në këto vendbanime tona!
Demët e kësaj lufte sipas dëshmive të qytetarëve janë me miliona €, kjo do të pasqyrohen në libër!

Por, ajo që është akoma më e rëndë, gjuajtjet me artileri të rendë, mbi popullin duarthatë, plagosja e qytetarëve, rrahjen në kolonë nga vendbanimet, e deri në kufi!

Plagë më e rendë, janë torturat psikike te fëmijët, ato skena të rënda të 6 dhe 14 prillit 1999 kanë mbetur plagë të pashëruara te të gjithë qytetarët, por, në veçanti te fëmijët, ku këto trauma edhe sot përcillen te ta !
Kush fal në emër të këtyre fëmijëve, plakave dhe pleqve, të cilët i bartnin të sëmurët me karrocë dore?

Mobi Casa

Kush merr guximin e të thotë, “për të ecur përpara, të harrojmë të kaluarën “!
Këtë mund ta thotë vetëm ai, i cili në venat e tij s’ka gjak shqiptari!
Këtë, e thotë vetëm ai i cili jo që s’e ka përjetuar dhembjen dhe vuajtjet e popullit shqiptar, por, as që e ndien vetën shqiptar!
Këtë e thotë, ai i cili në gjenet familjare e bartë tradhtinë, servilizmin !
Prandaj, ne përlepnicasit dhe qytetaret e dy Kosaqeve do të ngremë padi, dhe do të vazhdojmë këtë çështje gjerë në Salzburg, por, edhe më tutje nëse ka drejtësi në rruzullin tokësorë!
Nuk, do të heshtim e të kalojë pa u dënuar ky pastrim etnik !
Zëri, vaji i fëmijëve, lotët e nënave, s`po na lënë të qetë të vazhdojmë të jetojmë, gjersa kriminelet të dalin para drejtësisë!

S’ka qetësi në këto troje, derisa krimineli ulet në bisedime në tavolinë, dhe as që ndien dhembje, apo falje, edhe mos të kërkohet nga krimineli dhembje!
Përlepnica, s’do të falin, let të falin ata politikan dallkauk e mjeran, ashtu si don Serbia, por, populli po na porosit mos falni !

Prandaj, edhe me librin që së shpejti do të dali nga shtypi i autorit mësues Shefki Bajrami, ku janë përfshi mbi 300 intervista, ku qytetarët janë rrëfye për ngjarjet e 6 dhe 14 prillit të vitit 1999!

Përveç rrëfimeve të qytetarëve, dëshmitar të këtij pastrimi etnik janë edhe incizimet me kamerë në qershor të vitit 1999 po nga autori -mësuesi Shefki Bajrami!
Këto fakte janë dëshmuar në Hagë, gjatë gjykimit të kriminelit serb Millosheviq, dhe tani ish zëdhënësit të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç tani president i Serbisë!
Vuçiçi, hynë në dialog me Kosovën, pa një kërkim falje, pa një pranim të gjenocidin, krime, e pastrimin etnik!
Kjo, është një çmenduri e politikanëve shqiptarë, me shekuj serbët bënin krime dhe gjithherë ne falnim, nuk shkruanim besa edhe çdoherë, bota e besa edhe disa “vëllezër” nga shteti amë kërkoni t’a lëmë të kaluarën që nga luftëra ballkanike, lufta e parë botërore!

Më pastaj vije lufta e dytë botërore, me vëllazërim e bashkimin në ish Jugosllavi, por, edhe me mbjelljen e farës së komunizmit në Shqipëri, nga “vëllezërit” sllav, duke u përqafuar nga “shqiptaret”truthatë!

Por, mbi të gjitha lufta e fundit 1998/1999 tregojë,s e me serbin s’kanë të ndaluara luftërat, por, gjithherë ka bërë gjenocid e krime, shtetet dhe komb i krijuar në gjenocid krime, spastrime etnike!

Deri kur, si komb i besojmë këtyre, por, gjithherë ata që drejtonin kombin dhe iu besoni serbëve populli e paguante haraçin!
Përsëri, në skenë na dalin ata “shqiptar” të cilët kërkojnë t’i falim, gjenocidin, krimet, pastrimin etnik të falim serb !
Le të falin të gjithë, ne s’i përlepnicas nuk falim!
Ne gjithherë kemi kundërshtuar, në tokën tonë mos të vendoset kisha serbe, shenjat serbe, dhe kështu si erdhën serbët në Përlepnicë, ashtu edhe gjithherë largoheshin, sepse dheu në Përlepnicë, s’mund t’i duronte zullumqarët sllav!

Prandaj kurrë s’mund të mbjellin hullinë serbe, provuan të largojnë elementin shqiptar, për Turqi, por, vet ikën me bisht ndër shalë nga Përlepnica!

Tani, me dëshmi, fakte, incizime le ta sheh bota si u bë pastrimi etnik në këtë vendbanim!
Libri, me dëshmi të banorëve të jetë çdoherë i pranishëm në bisedime me Serbinë, por, edhe në zyrat e politikanëve shqiptar në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare !
Nëse ,të shprehurit e keni problem politikan shqiptar, ja libri do të flet vet vetëm mbajeni në çantë dhe çdo politikani serb dhe të botës ja ofroni këtë dëshmi!
Çka është mjaftë, mjaftë është, ja dëshmitë me dëshmitar, të cilët rrëfyen akoma janë gjallë në këtë jetë!
Faktet janë, por, vetëm duhet ofruar dhe mos të shkohet në bisedime me duar në xhepa!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.