Mobi Casa

Gagica: Aleanca i jep mbështetje miratimit të buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Loja e viktimizimit dhe shpëtimtarit, në kurriz të buxhetit dhe qytetarëve të Gjilanit duhet të përfundoj tani dhe ne i japim mbështetje miratimit të buxhetit komunal tha Nazim Gagica për rajonipress.

“Aleanca i jep mbështetje miratimit të buxhetit komunal, dhe vërejtjet që kanë të bëjnë me: Keq – organizimin i Dëgjimeve Publike në përputhje me aktet e aplikueshme ligjore të komunës, planifikim buxhetor jo zhvillimor që nuk përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve dhe nuk përkon drejt me nevojat e tyre, orientimi i projekteve drejt mjediseve politike të partisë në pushtet dhe sipas shijeve preferencave, mungesa e gatishmërisë së ekzekutivit për të koordinuar dhe harmonizuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike në kuvendin komunal, lidhur me Buxhetin dhe shumë defekte tjera të gjetura në propozim – buxhetin për vitin 2025, ishin disa nga shumë vërejtjet tona të adresuar drejt ekzekutivit të komunës për përmirësim dhe intervenim” tha Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.

UBT

“Por kur kemi parasysh shërbimin qytetar dhe pasojat që mund të bartin qytetarët tanë, në vitin 2025, buxheti si i tillë çfarë është sjell për miratim, duhet të marrë rrugën e tij për miratim sepse dëmi është i madh. Nuk e di cila do të jetë sjellja politike e ekzekutivit dhe subjekteve politike në mbledhjen e jashtëzakonshme, por ne bëjmë thirrje për të gjetur rrugë dalëse nga gjendja e rëndë e krijuar” ka përfunduar Gagica./rajonipress/