RCCOLA

Përlepnica mbështet maksimalisht Rexhep Kadriun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ne po punojmë me individ vazhdimisht, po njoftojmë të rinjtë tek të cilët po shohim dëshirën për të përkrahë Rexhep Kadriun, ndërsa tani më shumë se kurrë ne si qytetarë të Përlepnicës kemi arsye dhe duhet ta përkrahim Kadriun, duke e ditur që është kandidati i parë i vendit tonë për kryetar të komunës, ka thënë Fisnik Qerimi.

Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan Labinot Hyseni, ka nisur takimet me nëndegë, me qëllim ristrukturimin e tyre aty ku ka nevojë si dhe njohja nga afër me gjendjen e nëndegëve.

RCCOLA

Hyseni ka vizituar nëndegën e ARK-së në Përlepnicë, ku është pritur nga kryetari i nëndegës së të rinjve Fisnik Qerimi, kryetari i nëndegës së AAK-së Fidan Shaqiri dhe pjesa tjetër përbërëse e strukturës. “Të rinjtë e Aleancës nëpër nëndegë, kanë punuar shumë kohëve të fundit duke treguar angazhim maksimal dhe rezultate pozitive, prandaj besojë që edhe në nëndegën në Përlepnicë, ka pasur rritje të strukturës dhe interesim të të rinjve në përfshirje”, ka thënë Hyseni.

Kryetari i nëndegës së ARK-së në Përlepnicë Fisnik Qerimi, ka thënë se ka interesim të madh të të rinjve për tu bërë pjesë e Aleancës, ndërsa punohet vazhdimisht për qasjen e tyre.”Ne po punojmë me individ vazhdimisht, po njoftojmë të rinjtë tek të cilët po shohim dëshirën për të përkrahë Rexhep Kadriun, ndërsa tani më shumë se kurrë ne si qytetarë të Përlepnicës kemi arsye dhe duhet ta përkrahim Kadriun, duke e ditur që është kandidati i parë i vendit tonë për kryetar të komunës”, ka thënë Fisnik Qerimi./rajonipress/