GRANDEMALL

Perla të rralla poetike: M`ka vdekur dashnia për festa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Sherafedin Kadriu

M’KA VDEKUR DASHNIA PËR FESTA
(Anton Nikë Berishës)
Me mëngjes
më thirre për gëzim

E marr me mend
do t’më urosh festën në Ditën e madhe
që i jep fund agjërimit
si për herë
prej se u njohëm nga afër

Hej, njeri
a hyjni qofsh
i shtrirë me kollin në jastëk
të trishtova dhe Ty

Ti qofsh i uruar
e shëndetin e botës paç
po, mua m’ka vdekur dashnia për festa
Ka pesë vjet …

II
Nuk e di
ku paskam tretë
e ku paskam mbërri
po sot më paska vdekur edhe një poezi
diku në thellësi të shpirtit

Vetëm një varg vaj më paska mbetur
I Lorkës a i Bodlerit
Floberit a Gëtes
Hesses a Eliotit
Nerudës a Jeseninit
Kadaresë a Pushkinit

Mobi Casa

Pak ka rëndësi

Harresa është frymëmarrja e Zotit
me ngufatjet metafora
që ta zbardhin e ta nxijnë gërhitjen e fundit
pa ta varur në kular

I dashuri Njeri
të jesh ekzistencialist
a të dhemb mjaftueshëm agonia
që të gërryen për çdo ditë

Apo të vdes në secilën pranverë
para se të kem jetuar
Pikën e nisjes

Më thuaj

Një fjalë nga Ti e pres
edhe ditëve pa festa
si një nga ilaqet më të rralla të kësaj bote
sepse n’ato çaste i harroj përpak dhembjet

(30 Mars 2025)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.