HW

Përkushtimi i Grenellit në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të ndryshoj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Richard Grenell nuk pritet ta ndryshojë përkushtimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Kështu ka deklaruar për RTV Dukagjinin zëdhënësi i tij Dick Custin, i cili nuk ka treguar se kur palët mund të ulen përsëri në tryezë.

“Ambasadori Grenell ka qenë dhe vazhdon të jetë i përqendruar në punën me Serbinë dhe Kosovën. Ne nuk presim që kjo gjë të ndryshojë. Sa për planet për një takim të mundshëm mes përfaqësuesve serb dhe kosovar, duhet t’i pyesni ata”, thuhet në përgjigjen e zotit Dick Custin.

Hulumtuesi i Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike thotë se në situatën aktuale nuk ka kushte për nisjen e dialogut, përcjell Telegrafi.

Përgjigja për RTV Dukagjinin e Dick Custin – zëdhënës i Grenellit

FIDANISHTJA

“Ne aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese që si mundësi ka të dërgojë vendin në zgjedhje apo do të nevojiten edhe disa javë kohë për formimin e një qeverie të re. E njëjta situatë është edhe në Serbi ku vendi është në fushatë zgjedhore. Nuk besoj se ndonjëri nga politikanët atje do të ketë guximin të dërgojë dialogun përpara derisa janë në fushatë zgjedhore”.

Pavarësisht se edhe BE-ja ka emëruar një emisar në dialog, sipas Berishës Grenell dëshiron të jetë udhëheqës i negociatave.

“Nga ajo çfarë kemi parë, Ambasadori Grenell dëshiron të jetë njeriu kryesor në negociata, ndërkaq e sheh si të mirëseardhur ndihmën e BE-së por jo siç kanë pasur rol nga viti 2011”.

Pas emërimit të Richard Grenell në këtë pozitë Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për aviacion, hekurudha dhe autostrada./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.