Mobi Casa

Përkujtohet oficeri policor Lazim Rexhepi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komanda e Policisë Rajonale të Gjilanit bashkë me Udhëheqësit dhe zyrtarët e stacionit Policor të Kamenicës dhe familjarët e Policit të rënë në detyrë Lazim Rexhepi të mërkurën bënë homazhe para përmendores së tij.

Zëvendëss Komandantët e Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, Shaban Azizi dhe Njazi Kolgeci para familjarëve përkujtuan me pietet duke çmuar lartë veprën dhe punën e Lazimit i cili saktë dymbëdhjetë vite më parë ndërroji jetë duke mbrojt pasurin e qytetarëve nga kriminel tinëzar.

Fundamenti

“Padyshim sakrifica dhe vendosmëria e Lazimit do të jenë fanar drite për të gjithë neve kolegët e tij se si duhet të jemi shembull i mbrojtjes së vlerave dhe ligjit” u tha në vizitën që iu bë familjes së të ndjerit.

Respekti dhe nderimi për veprën e tij me kalimin e viteve veç sa shtohet dhe na bën të ndjehemi krenar, për jetë ai do të jetë simbol nderi për familjen dhe të gjithë neve kolegët e Policisë së Kosovës./rajonipress/