RCCOLA

Përkujtohet dëshmori Rahim Beqiri “ ROKI”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Kopërnicë , në vendlindjen e dëshmorit Rahim Beqiri, u shënua 12 vjetori i rënies së dëshmorit, i cili ishte pjesëmarrës në tri luftërave çlirimtare. Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë, si dhe delegacioni nga Tetova dhe të pranishmit tjerë i bënë homazhe dhe vunë buqeta me lule tek lapidari i dëshmorit në Kopernicë, si dhe te varri i tij në Kamenicë.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, duke përshkruar personalitetin e komandant Roku-t ndër të tjera tha se shprehim mirënjohje të veçantë për punën, veprën dhe luftën heroike që ka bërë deri në flijim, për çlirimin e Kosovës. Dëshmori Rahim Beqiri ka luftuar përtej kufijve të Kosovës, në Kosovën Lindore , në Maqedoni ku edhe është vrarë”.

Ai tha se si komunë e çmojmë lartë veprën e komandant Rok-ut , heroizmin e treguar, për idealin që e ka pasur, nuk do ta harrojmë veprimtarin e tij, por së bashku do ta përkujtojmë përgjithmonë.

Mobi Casa

Në emër të bashkëluftëtarëve nga Tetova, fjalën e mori Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu i cili tha se Rahimi la vendlindjen e tij, Kosovën dhe uniformën që e kishte gati të TMK-së dëshironte që të vazhdonte uniformën e UÇK-së, emblemën e UÇK-së, e cila është e njohur me gjakun e bijve dhe bijave më të rinj të Kosovës, dhe të viseve shqiptare por edhe të Shqipërisë, të Kosovës Lindore e të Malit të Zi, e më gjerë.

Ai tha se Rahim Beqiri është një djalë i cili kur ka lindur dhe është rritur në anën e Tetovës, ka dashur Tetovën, sikurse edhe Kamenicën vendlindjen e tij dhe veçanërisht shokët e tij.

Në emër të familjarëve foli djali Liridon Beqiri, i cili falënderoj të gjithë të pranishmit që morën pjesë në përvjetorin e babait të tij./rajonipress/