Fundamenti

Përkujtohet dëshmori i parë i UÇK-së nga Lugina e Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vendlindjen e tij në fshatin Gosponicë të Preshevës, aty ku edhe u vra në një luftë të pabarabartë me forcat serbe të sigurisë më 29 maj të vitit 1999, u nderuar jeta dhe vepra e Ibrahim Fejzullahut në 23 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.

“Këto anë të Karadakut të Preshevës kanë shërbyer si korridor furnizimi për luftën çlirimtare, qoftë për sigurimin e armatimit apo edhe luftëtarëve të lirisë, në secilin aksion Ibrahim Fejzullahu ishte prezent. Më 29 maj të vitit 1999, Ibrahimi në një luftë të pabarabartë me pjestëratë e forcave serbe të sigurimit ra heroikisht si dëshmorë i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kosova Lindore”, tha për RTK-në Nazmi Hajredini – Kryetari i OVL të UÇPMB-së.

E babai i dëshmorit të parë të UÇK-së nga Presheva, Sejdi Ibrahimi, falënderoi pjesëmarrësit, ai tha se familja e tij i ka dhënë kombit 35 dëshmorë.

Fundamenti

“ Deri në luftën e UÇK-së, familja jonë i ka dhënë 33 dëshmorë, djali im Ibrahimi dhe vëllau im Rahimi, janë dëshmorët e tridhjetë e pestë të familjes sonë, që ua japin atdheut jetën e tyre”, ka deklaruar Sejdi Ibrahimi – baba i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu.

Ibrën e kujtuan edhe bashkëluftëtarët. Qani Fejzullahu, bashkëluftëtarë i Ibrahimit, ka evokuar kujtimet e tija nga koha kur të qent në shërbim të atdheut ishte më e vlefshme se vetë jeta. Ai ka thënë se Ibrahimi e donte atdheun dhe atij ia fali jetën.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Preshevës kishte njësinë saja mbështetëse e cila numëronte dhjetëra luftëtarë. Ibrahim Fejzullahu ishte dëshmori i parë i kësaj njësie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.