ARKATANA

Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi, sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, në krye me zv.kryetarin Hasan Aliu, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami, policisë, deputetë të Republikës së Kosovës, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit dhe të tjerë kanë bërë homazhe të varri i këtij dëshmori në fshatin Gjylekar të Vitisë.

Me pas është shënuar edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori në vendin e tij të lindjes në Gjylekar të Vitisë.

Zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në shënimin e ditës së shkollës ka mbajtur edhe një fjalë rasti. “Shkollat që mbajnë emrin e një dëshmori duhet të kenë motiv shtesë për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sepse vetëm përmes rezultateve të mira ata lartësojnë edhe me shumë emrin e dëshmorëve”, u shpreh Aliu.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Avdyl Bajrami, nga OVL- UÇK në Viti, tha se kjo ditë shënon kalimin në përjetësi të dëshmorit Kenan Halimi, i cili sipas tij i ka lënë të gjitha të mirat që ka pasur në mërgim për të ju bashkuar çlirimtarëve të vendit.

Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës “Kenan Halimi”, Eshref Sadiku kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe një anëtarë e familjes Halimi.

Më pas nxënësit e kësaj shkolle kanë mbajtur një program të pasur kulturor dhe artistik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.