UBT

Përkujtohet dëshmori “Artan Abazi”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me rastin e përvjetorit të 13 të rënies heroike të dëshmorit të kombit Artan Abazi, sot nën organizimin e OVL-UÇPMB-së në Lluçan të Bujanocit u organizuan homazhe te vendi i rënies së Dëshmorit.

Për ta ndëruar gjakun e këtij dëshmori e bashk me të edhe familjen në vendin e rënies së dëshmorit përveç familjarëve të dëshmorit, për ta kujtuar veprën e tij heroike kishin dalë shumë qytetarë si dhe bashkluftëtarë të ish Ushtris Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj. Për jetën dhe veprën e Artanit dhe të gjith dëshmorëve të kombit fillimisht në ktë manifestim përkujtimor fjala iu dha kryetarit të OVL-së Edmond Isufi i cili pasi falemnderoi të pranishmit për pjesmarrjen e tyre, theksoi se kjo që po e bëjmë ne është më e pakta kur krahasojmë që ata dhanë më të shtrenjtën e tyre jetën për këtë pak liri të cilën ne sot po e gëzojmë.

Ndërsa prindi i Artan Abazit, Arifn Abazi ndjeht krenar që i biri i tijë dha jetën për vendin e tijë ndërkohë falenderoi të pranishmit për pjesamarrjen e tyre. Nuk munguan as recitimet nga nxnësit e shkollës fillore “Sami Frashëri” nga Lluçani të cilt me poezit kushtuar dëshmorit Artan Abazi nderuan edhe më shum gjakun etijë i cili flijoi jetën për më të shtrejtën liri.

Uji Dea

Në fund të këtij tubimi nga familjarët dhe pjesmarrësit u vendosën kurora lush tek pllaka përkujtimore ne fshatin Luçan e më pas rrugëtimi vazhdoi drejt fshatit Dobrosin për të freskuar me lule veprën e lavdishme të dëshmorit tek varri ku edhe pushon trupi i pajetë i Artan Abazit.

Ajo që e bëri më të vaçantë ktë manifestim ishte edhe nipi 4vjeëarë i Dëshmorit cili edhe mban emrin Artan Abazi, sot, në përvjetorin e 13 ai kishte vendosur edhe kapelën e xhaxhit të tijë. Artan Abazi lindi në fshatin Miratoc të Preshevës në vitin 1981, pas përfundimit të shkollës së mesme ai iu bashkangjit Ushtris Çlirimtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegj duke mos iu kthyer më kurr familjes pasi që u vra në moshën 19 vjeçare./BujanociNet/