ARKATANA

Përkujtohen veteranët Halimi e Osmani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Në nderim të veprës së dy ish-lojtarëve dhe ish-trajnerëve gjilanas, Kemajl Halimi – Raci dhe Reshat Osmani – Reshi, në Gjilan do të mbahet turneu i futbollit, “Raci – Reshi”, i cili do të tubojë tri ekipe nga elita e futbollit kosovar, Drita, Trepça nga Mitrovica dhe Liria.

Ismajl Rashiti, kryetar i KF Drita nga Gjilani,ka thënë se ky ekip është organizator i turneut, i cili do të jetë i përvjetshëm dhe do të organizohet në nderim të veprës së Halimit e Osmanit, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për futbollin gjilanas.

Ai ka thënë se turneu do të mbahet sipas sistemit italian, ku ndeshja do të zgjasë 45 minuta dhe ndeshjet do të zhvillohen më 10 gusht duke nisur nga ora 16:00, kur është paraparë edhe hapja solemne e turneut, të cilën pritet ta bëjë kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Mobi Casa

Kemajl Halimi kishte ndërruar jetë në janar të vitit 2010. Ai që nga viti 1960, ishte futbollist i disa ekipeve kosovare dhe njëri ndër futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli gjilanas. I njohur me nofkën “Raci”, Kemajl Halimi, më pas i është përveshur zejes së trajnerit, duke qenë trajner në KF Crvena Zvezda, Dritës, Gjilanit, por edhe në ekipet shqiptare nga Maqedonia.

Edhe Reshat Osmani – Reshi kishte një karrierë të bujshme në dy ekipet gjilanase si futbollist e është shquar edhe si trajner në ekipet gjilanase. Ai ka ndërruar jetë muaj më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.