UBT

Marash Kumbulla po vlerësohet lartë, futet në formacionin e muajit në La Liga

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është “ringjallur” te Espanjoli. 25-vjeçari, i huazuar nga Roma, ka bërë mirë gjatë gjithë sezonit dhe sidomos këtë muaj.

“WhoScored” e ka përzgjedhur në formacionin e muajit për La Ligën. Bashkë me disa lojtarë të Espanjolit në mbrojtje janë treguar spektakolarë, teksa klubi ka fituar pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Eco Higjiena

Pjesë e formacionit janë edhe lojtarë si Jamal dhe Rafinja. Të dy këto pjesë e Barcelonës që po marshon drejt titullit kampion.

Kumbulla shënoi edhe një gol fitoreje gjatë këtij muaji. Forma e mirë pas disa dëmtimeve, ka bërë që Kumbulla të marrë po ashtu minuta te Kombëtarja./Indeksonline/