UBT

Përkrahje masive nga qytetar e aktivistë për kthimin e Qemajl Mustafës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jo vetëm aktivistë të shumtë të PDK-së, por edhe qytetar nga të gjitha shtresat në Gjilan kërkojnë kthimin e Qemajl Mustafës në Gjilan në krye të PDK-së. Qemajl Mustafa në sytë e aktivistëve dhe përkrahësve të tij shihet si figura e vetme që mund ta nxjerr nga kriza PDK e cila ka vite që e ka humbur autoritetin në Gjilan.

“Po vjen kryetari”, “Mirë se vjen kryetar” këto janë postimet e shumta që mund të hasësh nga aktivist të PDK-së, por edhe nga qytetar të shumtë të cilët të zhgënjyer në qeverisen aktuale kërkojnë kthimin e ish kreut të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Prania e Qemajl Mustafës në pritjen e fundit të Kadri Veselit tek dega e PDK-së në Gjilan u kuptuat si gatishmëri e tij, për të udhëhequr me degën e PDK-së në Gjilan. “Me intelektualin e dëshmuar! Me liderin e vërtetë! Me kryetarin e ardhshëm të PDK-së dhe Gjilanit” është njëra nga postimet e shumta në rrjetet sociale.

ARKATANA

Mejdi Selmani një aktivist i kahershëm i PDK-së dhe mbështetës i Qemajl Mustafës ka shkruar:”Fitorja e madhe u nis”, derisa shihet në një tavolinë me Qemajl Mustafën.

Por shkrime dhe kërkesa të tilla në favor të Qemajl Mustafës vërehen kudo. Kjo erdhi si rezultat i pasivizimit të PDK-së në Gjilan për një kohë të gjatë.

PDK e Gjilanit pothuajse e kishte humbur komplet autoritetin e dikurshëm, duke u treguar pasive edhe ndaj shumë zhvillimeve në qytetin e Gjilanit. Grupet, klanet e caktuara dhe individ ishin përfitues të kësaj periudhe të heshtur, duke i lënë anash interesat e qytetarëve dhe të aktivistëve të PDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.