Përkeqësohet gjendja e futbollistit gjilanas Betim Haxhimusa
Gjilan – Futbollistit të Gjilanit Betim Haxhimusa i cili u sulmua fizikisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për çka edhe është dërguar me urgjencë në QKUK.
Ndjejmë për obligim të njoftojmë opinionin publik se lojtari i Gjilanit Betim Haxhimusa sot do t`i nënshtrohet një operimi urgjent, i cili vjen si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij që vjen pas sulmit që i është bërë dje gjatë ndeshjes “Feronikeli – Gjilani” nga zyrtarë të klubit nikoqir.
Haxhimusa është dërguar me urgjencë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku pritet që në ora 13:30 ti nënshtrohet operimit. Bëhet fjalë për një frakturë të shkallës së rëndë në dorën majtë e cila nuk e dijme se si do të përfundojë.
Na mbetet të lutemi për shëndetin e Betimit dhe mbarëvajtjen e operacionit.Gjithashtu edhe një herë u bëjmë thirrje organeve kompetente për zbardhjen e këtij rasti. Dikush duhet të marr përgjegjësi thuhet në njoftimin e KF “Gjilani”./sylejman ismajli/rajonipress/


