FITORJA

Përgatitjet për 9 shkurt, Abdixhiku jep detaje për takimin e LDK’së në Istog: Të gatshëm për betejën përpara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me kryetarët e degëve të këtij subjekti politik. Kjo punëtori siç e ka quajtur Abdixhiku po mbahet në Istog.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara.

Ai ka thënë se niveli i organizimit të punëtorive 5 muajn para zgjedhjeve tregon seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale.

Uji Dea

“U mblodhëm sot në Istog, tek Iliri, me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, në punëtorinë dy ditore si përgatitje e plotë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përgjatë këtyre dy ditëve, do t’i shtrojmë të gjitha çeshtjet organizative të Lidhjes Demokratike, nga caktimini shtabeve elektorale, tek përcaktimi i vëzhguesve, komisionerëve e orarit të takimeve që nga tash e deri në fushatë. Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara”.

“Ky nivel i organizimit, 5 muaj më herët, tregon jo vetëm për vitalitetin tonë organizativ, jo vetëm për unitetin tonë partiak, por dhe për seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale. Pas hartimit të programit politik nga nëntori i vitit të shkuar, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake. I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë. Lidhja Demokratike është gati! Me strukturën tonë, njerëzit tanë, idetë e idealet tona të djathta, programin tonë politik ‘Rruga e Re’, përpjekja për një Kosovë siç e kemi ëndërruar gjithëherë gjenë alternativën e domosdoshme – dhe të vetme! Prandaj, le ta bëjmë rrugën bashkë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të mërkurën. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.