RCCOLA

Përgatitet për kodin telefonik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, ka bërë me dije se po vazhdojnë përgatitjet për Kodin e ri telefonik të Republikës së Kosovës. Ai, të mërkurën e ka zhvilluar një vizitë pune në Principatën e Monakos, ku është takuar me Marie Pierre Gramaglia, ministre për Zhvillim Urban në Qeverinë e Monakos, Robert Collem, sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Monakos dhe Richard Milanesio, këshilltar i princit të Monakos.

MZHE-ja nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për rrjedhat dhe procesin e marrjes së kodit të ri telefonik nga ana e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Ministrja Gramaglia ia ka konfirmuar ministrit Ismajli gatishmërinë e saj dhe të Qeverisë së Monakos për mbështetje në marrjen e kodit të ri telefonik për Kosovën. “Mbështetja e Qeverisë së Monakos është mjaft e rëndësishme për faktin se kodet e këtij vendi përdoren prej operatorit mobil VALA prej fillimit të operimeve e deri më sot”, është thënë në komunikatën e MZHE-së.