Përfundon takim në Bruksel, arrihet marrëveshja për të pagjeturit
Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel në kuadër të dialogut.
Petar Petkoviq, ka thënë se është arritur marrëveshja për të pagjeturit e luftës së fundit.
“Ajo për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por gjatë gjithë kohës ne theksuam dhe thoshim se për ne çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare çështje që patjetër duhet të zgjidhet”, tha Petkoviq, transmetojnë mediat serbe.
Takimi së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Ndërkaq, takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00, duke zgjatur më shumë se dy orë.
Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut./telegrafi/