GRANDEMALL

Përfundon manifestimi tradicional “ Lulëkuqet e Prillit”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Manifestimi “ Lulëkuqet e Prillit” 2013 , u përmbyll me një orë letrare dhe me shpalljen e rezultateve të konkursit letrar, festivalit të teatrove dhe mbrëmjes së rapsodëve.

Punimet e konkursit letrar 2013 , i vlerësoi , juria në këtë përbërje: Hysen Matoshi, Sinan Sadiku, përfaqësues i Klubit Letrar “ Nositi “ dhe Azemine Maliqi , koordinatore e kulturës.

Sipas vlerësimit të jurisë , në konkursin letrar 2013 u shpërblyen këto poezi : Vendi i parë i takoi poezisë “Kur ëndërroja” me shifrën “Dielli”, vendi i dytë poezisë “Çabra” me shifrën “Ibri”, ndërsa vendi i tretë poezisë “Bota” me shifrën “Vargje në udhëkryq”.

Shpërblimet në prozë : Vendi i parë i ndahet prozës “Nga ditari i Bardhit” me shifrën “Bardhi”, vendi i dytë prozës “Alkimia e këpucëve në kthinën 418” me shifrën “Këpucët në kthinë”, ndërsa vendi i tretë prozës “Gjithçka është metaforë” me shifrën “Laus Deo”.

Vlerësimin e teatrove e ka bërë juria në këtë përbërje : Kenan Gurgurovci aktor profesional , Sami Bunjaku , aktor profesional , Ardian Dërmaku , poashtu , aktor profesional , Juria ka vlerësuar në këtë mënyrë: Vendi i parë – i takoi Teatrit nga Suhareka ,me komedinë “ Studentat “, Vendi i dytё – i takoi Teatrit “ Naser Kodra” nga Skenderaj , Vendi i tretё – i takoi Teatrit nga Lipjani , me komedinë “ Buna” .

FIDANISHTJA

Çmimi i Publikut – i takoi Teatrit “ Aleksander Moisiu” nga Kamenica .

Aktorja më e mirë e festivalit , Shyrete Demolli , aktore e teatrit “ Aleksander Moisiu”

Aktori më i mirë i festivalit, Xhemail Luta , aktor i Teatrit të të Rinjve nga Prishtina

Në Mbrëmjen e Rapsodëve Këngët konkurruese i vlerësoi Juria e përbërë prej tre anëtarësh: Sami Piraj, kompozitor, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës , Nazim Maliqi, përgjegjës për kulturë dhe Hetem Matoshi, njohës i mirë i folklorit.

Vendin e parë – Jeton Fetiu dhe Maliq Demolli me këngën:“ Prej zemanit”
Vendin e dytë – Gani Demolli dhe Xhevdet Krasniqi me këngën “ Osman Daka “
Vendin e tretë – Trioja; Ardian Shabani, Bujar Korça dhe Enver Tahiri
Çmimi i publikut – Grupi “ Shpëtimi” nga Medvegja
Veterani i mbrëmjes – Kadri Abazi nga Medvegja
Dueti i mbrëmjes – Vllezërit Maroca
Veshja mё autentike – Grupi “ Shpëtimi” nga Medvegja
Teksti mё i mirë – “ Këngë për Rahim Beqirin “, Elvir Tahiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.