Përfshihet nga zjarri një deponi, e një kompanie private në Gjilan

Gjilan – Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/