Përfshihen nga zjarri dy hektar pronë shtetërore në Gmicë të Kamenicës

Gjilan – Më 31 mars 2014 në vendin e lartcekur ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës, raporton policinë se kishte vërejtur një zjarr në vendin e quajtur “te quka” e Gmices (antena) se ishte duke u ndezur fieri në një sipërfaqe prej 2 hektarësh në pronë shtetërore tha Ismet Hashani për rajonipress.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët edhe e kanë lokalizuar zjarrin duke arritur që të shpëtojnë mos të përhapet zjarri edhe në pjesën malore .
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe të hetohet nga NJHK./rajonipress/