Fundamenti

Përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim takohen me Qëndron Kastratin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i komunës Qëndron Kastrati pati një takim me përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer, shef i zyrës së ADA në Kosovë, Arsim Aziri udhëheqës i administratës, Faton Krasniqi, menaxher kombëtar i projektit RESI dhe përfaqësuesit komunal të projektit RESI.

Kryetari i njoftoi gjerësisht mysafirët për gjendjen, sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e jonë. Si problem kryesor e përmendi papunësinë e cila ka ndikuar që shpërnguljet nga kjo komunë të vazhdojnë, duke u shpërngulur çdo vit nga 248 veta.

Komuna me buxhet është e dëmtuar edhe përkundër specifikave që i ka. Pasi buxheti ende nuk është aprovuar mbetet ai i vitit paraprak: 7.640,425,00 euro, ku 80% shkon në paga.

Ndërkaq për investime kapitale janë 124.795,00euro, ndërsa subvencione më pak se 10.000 euro.

Mobi Casa

Kryetari e falënderoi projektin RESI i cili ka investuar në vitin e kaluar 140,000 euro ku kanë përfituar 20 biznese të ndryshme.

Kastrati tha se ka idenë që pronave komunale t’u bëhet fizibiliteti që të dihet se çka i ofrohet investitorëve, s`ka më vetëm dhënie e pronës komunale me qera.

Ai si mundësi për investime e përmendi edhe diasporën e shumtë me origjinë nga kjo komunë, të cilën do ta mbështes dhe nuk do të lejojnë që ata të hasin në barriera burokratike. Ideja për kyçje të diasporës në investime i’u duk interesante, z. Gunther Zimmer, ata investitor do të mbështeten me grante edhe nga ADA me 50% të investimit ,po ashtu u tha se Ministria e Bujqësisë i mbështet ato komuna me të cilat është partnere të ADA./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.