Përdoret rrallë, por ka përfitime të rëndësishme: Përse është e mirë uthulla e verës së kuqe?
Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe?
Uthulla e verës së kuqe përftohet nga fermentimi i verës së kuqe. Shija e saj e thartë e bën atë të preferuar në kuzhinë, duke u dhënë shije marinadave, salcave dhe llojeve të tjera të recetave.
Meqenëse uthulla e verës së kuqe përbëhet nga acidi acetik – si çdo uthull – është gjithashtu një shtesë e shkëlqyer për produktet e pastrimit të bëra në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Përfitimet shëndetësore të uthullës së verës së kuqe
Efekt në nivelin e sheqerit në gjak
Hulumtimet sugjerojnë një lidhje midis marrjes së uthullës së verës së kuqe dhe uljes së nivelit të glukozës në gjak. Acidi acetik në uthull mund të ndihmojë në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, duke e bërë më gradual lirimin e glukozës në qarkullimin e gjakut, shkruan Real Simple.
Kjo do të thotë se konsumimi i uthullës së verës së kuqe para një vakti të pasur me karbohidrate, të tilla si një tas me makarona ose patate të pjekura, mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Shëndeti i zemrës
Antioksidanti që gjenden në uthullën e verës së kuqe, resveratroli, që gjendet në rrushin e kuq – besohet se ndihmon funksionimin e zemrës. Disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i uthullës mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit. /Telegrafi/