ARKATANA

Për Ujkanin fitorja historike ndodh në maj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Samir Ujkani e mbylli ndeshjen historike të Kosovës me Haitin, pa pësuar gol. Portieri i Palermos dhe Përfaqësueses tonë, është shprehur i lumtur që Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar miqësore me kundërshtarë edhe më të fortë. ‘Djelmoshat’ e përzgjedhësit Albert Bunjaku më 21 maj sfidojnë Turqinë në Kosovë, kurse katër ditë më vonë takohen me Senegalin në Gjenevë.

“Kundërshtarët i njoh. Janë dy Kombëtare shumë të forta. Personalisht nuk e njoh asnjë lojtarë, por me emra normalisht që i njoh. Do të jenë ndeshje shumë të mira”, deklaroi Ujkani për Arenën. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, beson se fitorja historike e Kosovës do të ndodh në njërën nga dy miqësoret e ardhshme. Ai këtë e bazon në cilësitë e shfaqura në lojën me Haitin. “Ne besojmë se do të shënojmë fitoren e parë historike. Por, e rëndësishme për ne është me qenë një grup i mirë i lojtarëve, dhe me bërë lojë sa më të bukur”, shtoi ai.

Uji Dea

Anëtari i Palermos, skuadër kjo me të cilën po kërkon rikthimin në Serie A të Italisë, thotë se Kosova do të bëhet edhe më e fortë. “Loja e parë na ka shkuar shumë mirë, nuk e kemi menduar as vet se do të jetë aq e mirë në aspektin e lojës, por tash normalisht se grupi mund të rritet edhe më shumë, për çka do të bëhemi edhe më të mirë”. Ujkani ishte lojtari i vetëm nga Italia që iu bashkua Kosovës në takimin e 5 marsit, të zhvilluar në Mitrovicë, para mbi 17 mijë shikuesve…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.