RCCOLA

Për tejkalim të shpejtësisë gjilanasit i shqiptohet gjoba prej 300 eurove dhe tre muaj ndalesë të vozitjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntë (109) km/h.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 05.09.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

Uji Dea

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntë (109) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/