UBT

Për Shaqirin në Gjermani ekziston vetëm Bayerni

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, thotë se nuk është në konsideratë mundësia që të huazohet te ndonjë skuadër tjetër e Bundesligës gjermane për edicionin e ardhshëm.

Më herët në mediumet gjermane ishte raportuar se Borussia Moenchengladbachu e Borussia Dortmundi janë duke u interesuar për të.

UBT

“Një huazim brenda Gjermanisë nuk merret në konsideratë. Në Bundesligë çdo skuadër tjetër pos Bayernit, do të ishte hap prapa. Këtë nuk dua ta bëjë. Unë kam treguar se jam në gjendje të luajë si titullar te Bayerni. Të presim se çfarë do të vijë”, ka thënë Shaqiri, përcjell “SonntagsBlick”.

Me Bayernin, Shaqiri këtë stinor ka luajtur në 16 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar dy herë. Po ashtu ka edhe një gol e dy asiste në Kupën e Gjermanisë./koha/