Uji Dea

Për Sahitin, rezultati pak i rëndësishëm

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Muharrem Sahiti është shumë i kënaqur që ndeshja kundër Omanit është fituar, edhe pse loja e skuadrës së tij nuk ishte në nivel. “Ndaj Haitit kemi luajtur shumë mirë, por nuk fituam.

Në këtë ndeshje nuk luajtëm aq mirë dhe fituam. Futbolli i ka këto”, tha Sahiti për Arenën. Ai në fund tha se rezultati nuk është aq i rëndësishëm pasi Kosova është duke e ndërtuar ekipin.

UBT

“Rezultati nuk është i rëndësishëm pasi që jemi duke u ndërtuar si ekip, por kur fitorja vjen në një moment të tillë, normalisht që na gëzon shumë”, përfundoi Sahiti. Trajneri gjilanas pret që në ndeshjet e ardhshme të konsolidohen edhe më shumë që të jenë të barabartë me kundërshtarët në fushë.