RCCOLA

Për përfaqësimin e Diasporës në Kuvend nevojiten ndryshime legjislative

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Qendra për Politika dhe Avokim publikoj sot hulumtimin “Diaspora për një përfaqësim të drejtë në vendim marrje”. Një ndër konkluzionet e këtij hulumtimi është se për të siguruar përfaqësimin e Diasporës në organet vendimmarrëse në Kosovë nevojitet të bëhen ndryshime legjislative.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se me themelimin e kësaj ministrie ka kërkuar Komisionit Parlamentarë që të bëjë ndryshime Kushtetuese në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në parlament për mërgatën kosovare.

Diaspora kosovare duhet të ketë një trajtim më dinjitoz në institucionet vendimmarrëse, ndërsa duhet të jetë zë i fuqishëm edhe në procesin zgjedhor. Kështu u tha të premten në një tryezë organizuar nga Qendra për Politika dhe Avokim, ku u publikua hulumtimi “Diaspora, për një përfaqësim të drejtë në vendim marrje”.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se me themelimin e kësaj ministrie i ka kërkuar komisionit parlamentar përgjegjës që të bëjë ndryshime kushtetuese në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në parlament për mërgatën kosovare
Po ashti ministri ka përsëritur qëndrimin e tij se diasporës duhet t`i sigurohen ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa Markus Baecler, drejtor i Zyrës së Zvicrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC/ DEZA) tha se Zvicra ka inicuar projektin “Diaspora për Zhvillim” me të cilin dëshiron të mbështesë autoritetet e Kosovës për të inicuar një bashkëpunim me diasporën kosovare me qëllim që të promovojë potencialin e tyre ekonomik dhe intelektual.

Në Zvicër, sipas tij, jetojnë 150 deri 170 mijë kosovarë, ku, siç tha ai, jeton diaspora më e madhe kosovare, pas asaj në Gjermani.

Fundamenti

Jajhja Lluka, nga ana tjetër ka kërkuar që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të hyjë edhe diaspora si pjesë përbërëse e shoqërisë. Ai tha se nëse në kushtetutë hyjnë si çështje të veçanta komuniteti malazez dhe ai maqedonas, në kuadër të këtyre ndryshimeve duhet të hyjë edhe diaspora me përfaqësim në Kuvend. Nëse përfaqësuesit e diasporës do kenë një grup parlamentar prej gjashtë deputetëve, edhe vendimmarrja, sipas tij, do të jetë më e qëndrueshme dhe me funksionale.

Kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Jeton Kryeziu ka qenë më kritik rreth përfaqësimit të diasporës në vendimmarrje. Ai si shembull për mos trajtim të duhur ka marrë sigurimet shoqërore që nuk merren parasysh nga institucionet e Kosovës. Kryeziu tha se neglizhenca ka ndikuar që ky problem të zvarritet në kurriz të pensionistëve kosovarë.

Isuf Zejna nga Qendra për Politikë dhe Avokim ka prezantuar, ndërkaq një studim rreth përfaqësimit politik të diasporës në vendimmarrje, nëpër shtete tjera. Ndryshe nga të tjerat vende, Kosova është shumë mbrapa me përfaqësimin e diasporës.

Në konferencë po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të diasporës, por edhe të partive politike kosovare dhe të organizatave jo qeveritare. Konferenca do të vazhdojë edhe nesër me prezantime të tjera.

Ndryshe, konferenca është organizuar nga “Diaspora për Zhvillim”, mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim – SDC (DEZA) në Kosovë, që zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim– IMD me konsulentë nga “Solidar Suisse”.(albinfo)