Për një president bashkëpunues, por edhe që ia “mbledh” kryeministrit dhe Kuvendit

Nga Artan Fuga – Së shpejti, brenda disa muajsh do të zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë.Gjithçka po bëhet që procesi i zgjedhjes të degjenerojë në një emërim, që të duket se nuk kishte rrugë tjetër. Disa tipa kujtojnë se zgjedhja e presidentit bëhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jashtë Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja bëhet nga Kuvendi me aq vota sa socialistët i kanë.Opozita, e re, e vjetër, e vërtetë apo e pavërtetë, e bazës pa deputetë apo e deputetëve pa bazë, e ka braktisur çështjen sikurse braktisi mandatet, zgjedhjet lokale, dhe tani gjoja nuk do të përlyhet me presidentin.Përsëri bojkot i proceseve.

Në fakt opozita e depuetëve pa bazë e ka bërë edhe më dyst rrugën, sepse deklaron se dashka një president me profil politik!!! Tamam aq dhe si e do edhe qeveria.Lëre po dëgjojmë që opozitarë po thonë, se presidenti nuk ka pushtet, kot është, vetëm ceremonial. Pra nuk ja vlen angazhimi!E kanë shitur këtë çështje, ose nuk kanë këllqe ta përballojnë, ose të zhytur në poste dhe zgjedhje brenda partisë, kanë harruar se ekziston Shqipëria.Duket sikur Presidenti është i dobët! Në fakt kështu është kryer realisht roli dhe statusi i presidentit prej dekadash. Por, kushtetuta sado e ka cunguar kompetencën e tij, përsëri nuk pengon që të dali dikush që ta trajtojë dhe interpretojë Kushtetutën ndryshe, si duhet, dhe jo në mënyrë të përulur duke ja lënë të gjitha pushtetet kryeministrit.

Si?
Po ja, presidenti si shtetari më i lartë dhe përfaqësuesi i unitetit të kombit, nuk ka përse rri prapa dere kur mbahen mbledhje ndërkombëtare ku vendosen fatet e vendit. Si është e mundur që e mbajnë në tokë, të zbritur nga avioni kur ai duhet të jetë atje në mbledhje ndërkombëtare për të marrë vendime dhe angazhiume ndërkombëtare.E ka braktisur kot politikën e jashtme! Përse të rrijë prapa derës?Përderisa është përfaqësuesi më i lartë i interesave kombëtare është ai që duhet të jetë lojtar kryesor bashkë me kryeministrin si ndihmës të tij, pra që të ketë dorë në integrimet evropiane.

Ministri i jashtëm duhet t’i raportojë fort edhe atij. Palé është komandant i forcave të armatosura. Të gjitha operacionet ku Shqipëria integrohet në NATO nuk ka sesi mos i ketë nën kontroll! Është ai që kryeson palën shqiptare në negociata për të shlyer detyrimet tona ushtarake me Naton.Ai emëron kryeministrin dhe qeverinë. Nëse zgjedhjet nuk janë të lira, të barabarta, të fshehta, ai nuk ka përse i çertifikon ato. Pra ka mundësi të ketë nën survejim edhe proceset elektorale. Kryeministri duhet të mendohet mirë kur shkon për ta mandatuar dhe emëruar qeverinë.Ministrat pa u bindur se vlejnë presidenti i kthen pas po të dojë. Pra, kërkon të propozohen duke marrë pëlqimin e tij paraprak. Pse pak pushtet është për presidentin nëse dëshëron ta ushtrojë?Pale edhe anëtarë të gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese ka të drejtë të emërojë. Pra mund ta shëndrojë këtë pushtet që atje ku luhen fatet e drejtësisë shqiptare, të ndikojë, madje fort.

Mund të iniciojë indirekt referendume duke bërë aleanca për këtë me deputetë të ndryshëm dhe duke i nxitur ata ta çojnë vendimarrjen në popull.E tjera pushtete që nuk do të duhej të ishin braktisur e lënë kështu pas dore!Opozita në vend të kërkojë që kandidaturat për president të dalin në seancë të Kuvendit dhe të shpalosin idetë dhe projektet e tyre për kompetencat e ushtrimit të detyrës të Presidentit, fle, fle, fle!Dëgjohen edhe edhe kandidatura për poste nëpunësish gjysmë të lartë ose të mesëm të administratës në komisione, kurse kandidatura për president nuk ftohen në Kuvend për dëgjim! Kandidaturat duhet të dëgjohen të gjitha, pastaj votimi! Opozita bën gabimin e radhës që nuk propozon kandidatët e vet, nuk hap rrugë për ata që të shpalosin platformën e tyre presidenciale dhe të dëgjohen nga deputetët.Ne kemi një president që po të ketë vullnet, kurajo, vendosmëri, mund të jetë i fortë dhe të mos i anashkalojë kryeministri pushtetet e tij, por t’i kërkojë dhe t’i marrë sipas Kushtetutës!

Na duhet një president që të mos ketë negociuar postin e tij me kryeministrin dhe forcën politike që ka shumicën në Kuvend ! Negociatë e tipit : Unë të bëj president, por ti do jesh vetëm formalisht sepse president dhe kryeministër do të jem unë.Ky do të ishte një president normal!Nëse presidenti i ardhshëm nuk do të kërkojë t’i marrë këto kompetenca dhe të tjera që Kushtetuta nuk ja ndalon, por do t’i falë në tavolinë, sigurisht është kryeministri që do t’i rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe as do të pyesë se kush fle në Pallatin e Brigadave, në kafazin apo burgun prej floriri!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS