UBT

Për ngritjen e monumenteve historike për dëshmorët, Komuna duhet ta merr përgjegjësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shefik Surdulli – Kisha kënaqësinë që sot, në takimin e komitetit të Shërbimeve Publike…, ta mbështes, pa hezitim, kërkesën e Këshillit Organiztaiv të fshatit Zhegër, për ndihmë financiare për ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini.

Shuma e kërkuar, prej 7500 euro, nga këshilli I fshatit Zhegër, është gati sa 1/5 e vlerës së përgjithshme të projektit (vlera e projektit: 35000 euro). Prandaj, merita për ngritjen e shtatoreve të këtyre dy dëshmorëve, në plan të parë i takon këshillit të fshatit Zhegër, si iniciator, pastaj të gjithë atyre donatorëve që me buxhetin e tyre e kanë mundësuar ngritjen e shtatoreve.

Komuna e Gjilanit, duhet që vet të kujdeset, ta merr përgjegjësinë edhe për shpenzimet për ngritjen e monumenteve historike-përkujtimore, për të gjithë dëshmorët e komunës sonë, pavarësisht në ç’hapësira të komunës vendosen ato. Participimi I komunës me këtë shumë simbolike, është jo serioze dhe nuk reflekton përgjegjshmëri me qëllimin e luftës për liri, për të cilën edhe kanë rënë dëshmorët.

Mobi Casa

Përndryshe, e vlerësoj lart kontributin e Këshillit Organizativ të Fshatit Zhegër si iniciator për ngritjen e shtatoreve të vëllezërve Ukshini – dëshmorë të luftës çlirimtare të Kosovës Lindore. Poashtu mirënjohje për skulptorin për këtë vepër të bukur artistike.

Shefik Surdulli, këshilltar komunal (PDK) dhe anëtar I Komitetit për Shërbime Publike

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.