Për nëntë deputetë të opozitës pritet të ngrihen dy aktakuza

Këtë javë, Prokuroria Themelore e Prishtinës do të finalizojë hetimet ndaj nëntë deputetëve të tri partive opozitare, lëvizjes “Vetëvendosje”, AAK-së dhe Nismës, të cilët po dyshohen për disa vepra penale, kryesisht për veprimet në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Është planifikuar të ngrihen dy aktakuza, duke i ndarë deputetët në dysh.
Në grupin e parë, prokuroria i ka përfshirë deputetët e VV-së, Ismajl Kurteshi e Fisnik Ismajli, deputetin e AAK-së, Palë Lekaj, dhe deputetin e Nismës, Haxhi Shala. Ndërkaq, në grupin e dytë, deputetët e VV-së, Aida Dërguti, Glauk Konjufca e Besa Baftiu, si dhe deputetet e AAK-së, Time Kadriaj e Teuta Haxhiu.
http://koha.net/?id=27&l=92187