Për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë gjilanasit i merret patent shoferi
Gjilan – Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 83 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë./rajnipress/