Mobi Casa

Për Lëvizjen “Vatra” rinia është prioritet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sot kryesia e Rinisë së ”Lëvizjes Vatra”, mbajti takimin e radhës të kryesuar nga kryetari Fisnik Ibrahimi. Gjatë këtij takimi të kryesisë u diskutua për hapat e gjerë tanishëm, si dhe rolin në të ardhmen që do të ketë Lëvizja Rinore “Vatra”.

Ibrahimi shprehu kënaqësinë me hapësirën që iu është dhënë kandidatëve të rinisë në listën zgjedhore të “Vatrës”, me të cilët kandidatë në ditët në vijim do të njoftohet opinioni i gjerë.

Enver Haziri theksoi se në “Lëvizjen Vatra” rinia nuk ka qenë e ardhmja, por ka qenë e tashmja, duke marrë pjesë aktive në procese të rëndësishme politike”.

Mobi Casa

Rinia e ”Vatrës” njofton opinionin e gjerë se të rinjtë përbëjnë mbi 30% të listës zgjedhore të“LV-Së”, që është e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat nga mosha 20 vjeç deri 28 vjeç. “Kjo dëshmon se për “Lëvizjen Vatra” rinia është sektori më i rëndësishëm duke e vënë atë prioritet. Ky prioritet është vënë për arsye se gjendja e të rinjve në qytetin tonë dhe në nivel vendi është shumë e rëndë, të gjitha pushtetet e gjerë tanishme nuk bënë shumë për të rinjtë dhe nuk investuan aq sa duhet për përmirësimin e kushteve për të rinjtë” ka thënë Ibrahimi.

Gjithashtu probleme të ndryshme, ende të pazgjidhura për të rinjtë e dëbuar nga Kosova Lindore e posaçërisht të rinjve, të cilët në shumë raste iu mohuan të drejtat kyçe për jetë, si pajisja me dokumentet e identifikimit , shkollimi, integrimi, do të jenë prioritet këto probleme për t`i zgjidhur nga ne. Prandaj ne rinia e “Vatrës” do të jemi një zë i fuqishëm për të rinjtë e qytetit mendon Ibrahimi./rajonipress/