ARKATANA

Për jetë më të gjatë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ritmi i shpejtë i jetës, mungesa e kohës për gjumë cilësor dhe ushqimi jo i shëndetshëm, kanë ndikim shumë të madh në shëndetin tonë.

Studimet e reja tregojnë se gjumi joadekuat rrit prirjen për mbipeshë, pastaj shton rrezikun për sëmundje (si diabeti tip 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare) dhe në këtë mënyrë ndikon në jetëgjatësi.

Për të vërtetuar rëndësinë e gjumit dhe ushqimit, shkencëtarët tajlandezë kanë bërë hulumtime te femrat dhe meshkujt në moshë të shtyrë, për të vërejtur ndikimin e këtyre faktorëve në jetëgjatësi.

Rezultatet kanë treguar se te meshkujt, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi adekuat e cilësor, ndikojnë për një pleqëri të shëndoshë dhe zgjatin jetën.

ARKATANA

Ndërkaq, te femrat rëndësi thelbësore ka ushqimi i shëndetshëm (sidomos me përmbajtje të vitaminave të grupit B). Nga ana tjetër, gjumi cilësor u ndihmon në funksionimin normal të organizmit, por nuk ua zgjat jetën.

Ekspertët thonë se për shkak të mungesës së gjumit, njëherësh zhvillohen shprehi të çrregullta ushqyese dhe në këtë rrjedhë rritet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve që mund të pasojnë me vdekje më të hershme.

Pagjumësia është e lidhur edhe me dobësimin e aftësisë për të përtypur, zvogëlim të apetitit dhe mungesë të aktiviteteve fizike. /Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.