Mobi Casa

Për grupin e Llabjanit 5 vite e 9 muaj burg

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku ka dënuar dhe shpallur fajtor Xhavit Hasimin me dy vite burg, Nazif Isufin me i vit burg, Ilir Ajvazin me 1 vit burg, Fitim Ajvazin me 1 vit burg, Eridon Ajvazin me 9 muaj burg. Gjykatësi Sadiku tha për rajonipress se dënimet janë më të buta për shkak se është rikualifikuar vepra në dhunim të rëndomtë.

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve të dyshuar për veprën penale të dhunimit dhe i njohur si grupi i Llabjanit.

Duke shpallur aktgjykimin Hasan Sadiku tha se të akuzuarit janë fajtor sepse më 27 maj 2012 e kanë maltretuar e dhunuar në forma të ndryshme B.I. nga Prizreni.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku ka dënuar dhe shpallur fajtor Xhavit Hasimin me dy vite burg, Nazif Isufin me i vit burg, Ilir Ajvazin me 1 vit burg, Fitim Ajvazin me 1 vit burg, Eridon Ajvazin me 9 muaj burg. Gjykatësi Sadiku tha për rajonipress se dënimet janë më të buta për shkak se është rikualifikuar vepra në dhunim të rëndomtë.

Fundamenti

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Agron Uka i ngarkonte Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin se në mënyrë sistematike e kanë detyruar të dëmtuarën B.I. nga Prizreni për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke e rrahur e maltretuar vazhdimisht. Në aktakuzë është dhënë rrëfimi rrëqethës i të dëmtuarës.

Aktakuza saktësonte se të dyshuarit e kanë rrahur të dëmtuarën kurse dhunimi është përcjellur me lëndime trupore pa vullnetin e saj. I akuzuari Xhavit Hasimi me veturën e tij e kishte sjellur të dëmtuarën B.I. nga Prishtina në Gjilan , ku fillimisht e dërgon në restorant “Eltoni” duke pasur marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, ku më pas e dërgon edhe tek shtëpia e të dyshuarit Ilir Ajvazi, ku aty bashkërisht me të pandehurit tjerë kryejnë marrëdhënie seksuale me përdorim të forcës . Situata të ngjashme të pandehurit kanë kryer edhe në restorant “Ferizi Petrol”.

Të pandehurit ndërkaq e kanë mohuar veprën duke thënë se gjithçka është bërë me dëshirë dhe jo me dhunë.

Por ndryshe ka dëshmuar e dëmtuara B.I. Ajo në dëshminë e saj trishtuese ka folur për të gjitha detajet. Sipas saj të pandehurit Xhavit dhe Nazif e kanë sjellur nga Prishtina në Gjilan duke e futur në një pyll. “Aty më kanë thënë se nëse dëshiron të fitosh bukën e gojës atëherë duhet të bësh marrëdhënie seksuale, duke e shitur trupin dhe njëkohësisht më kanë detyruar që të këndojë në veturë edhe këngë serbe. Shpesh të akuzuarit më kanë thirr me emrin Daniella e Dragana për të fshehur para të tjerëve identitetin tim, kurse me të akuzuarit kam pasur marrëdhënie seksuale kundër vullnetit tim, duke e përdorur forcën dhe kanosjen për çka edhe kam krijuar një gjendje të rëndë traumatike” ka thënë e dëmtuara në dëshminë e saj./rajonipress/