RCCOLA

Për gjashtë muaj Kuvendi harxhoi mbi 3 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në gjashtë muajt e kaluar deputetët kanë mundur të mos jenë të rregullt në seancat plenare dhe të mungojnë shumë herë, por kur bëhet fjalë te buxheti dhe paratë, aty çdo gjë është në rregull. Atyre, përveç pagave, nuk u mungojnë pagesat për udhëtimet dhe akomodimet jashtë e brenda vendit, mëditjet për udhëtimet zyrtare, drekat por edhe pagesat për shpenzimet e telefonave.

Në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve, Kuvendi ka raportuar se nga shpenzimet e përgjithshme për këtë periudhe kohore ka harxhuar 65.6% të buxhetit ose mbi 3 milionë e 100 mijë euro, nga 4 milionë e 740 mijë sa janë planifikuar.

RCCOLA

Në këtë shumë janë përfshirë pagat, mëditjet, udhëtimet zyrtare, drekat, akomodimet dhe shpenzimet tjera të nevojshme për deputetët dhe stafin e administratës së Kuvendit.

Madje, këta të fundit kanë harxhuar buxhetin pothuajse në linjë të njëjtë me 120 deputetët të Parlamentit.(Tribuna)