Mobi Casa

Për 12 mijë shqiptarë të vrarë, tre serbë të dënuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët në Kosovë nuk kanë marrë as minimumin e minimumit të satisfaksionit për të ndëshkuar serbët, që vranë rreth 12 mijë shqiptarë.

Edhe 14 vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, Nysrete Kumnova vazhdon t`i kërkojë eshtrat e birit të saj të vetëm. Ajo nuk do të ketë qetësi shpirtërore derisa të zbulojë fatin e tij.

Dhimbja për zonjën Nysrete bëhet edhe më e rëndë, kur ata që ia mbytën djalin e më pas ia zhdukën, nuk janë prapa grilave. Ajo shpreh mllefin e saj ndaj institucioneve të Kosovës të cilat nuk bëjnë aq sa duhet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vënies së kriminelëve para drejtësisë, shkruan “Bota Sot”.

Eco Higjiena

Madje edhe kur e patën rastin të kërkojnë diçka, këto institucione u treguan indiferente ndaj plagës më të rëndë të shoqërisë. Ata e shpërfillën edhe rezolutën e miratuar në Kuvend që u bë për t`i kushtëzuar bisedimet me fatin e të pagjeturve.

Gjatë luftës në Kosovë nga gjenocidi dhe dhuna serbe u vranë rreth 12 mijë shqiptarë, shumë shtëpi u dogjën e u shkatërruan, ndërsa rreth 2.750 persona konsiderohen të pagjetur. /Telegrafi/