Fundamenti

Pensionohet Adem Mehmeti, punëtor ndihmës e shumëvjeçar në Shkollën fillore “Esat Berisha”

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Adem Mehmetit për punën e tij shumëvjeçar i është organizuar një koktej rasti ku edhe ju nda mirënjohje nga drejtori i shkollës Nehat Shabani dhe një orë dore nga kolektivi i shkollës në shenjë përkujtimi për punën e bërë, ditëlindjen dhe pensionimin e punëtorit ndihmës e të zellshëm Adem Mehmeti.

Adem Mehmeti që nga fillimi e gjer më sot, punoi dhe veproi në rrethana edhe situata të vështira ndër vite edhe pa para, por punës së tij për mirëmbajtjen e shkollës kurse nuk iu nda, por gjithnjë me përkushtim dhe pa përtesë mirëmbajti shkollën dhe ambientin e shkollës duke i dhënë gjithnjë pamje të bukur në çdo kohë.

Ademi, ishte dhe mbetet punëtor i dalluar, i cili me përgjegjësi dhe urtësi dhe sjellje e tij të veçanta e kreu detyrën e tij në mirëmbajtjen e ambientit të kësaj shkolle e cila në vazhdimësi shkëlqeu dhe ndryshoi pamjen nga dora dhe puna e tij e pa lodhur.

Ademi gjithnjë ishte në krye të detyrës së tij, pa fjalë, por me punën e tij respekt fitoi nga drejtoria, nxënësit, arsimtarët, prindërit etj, prandaj asnjëherë nuk përtoj që këtë vatër të diturisë ta mirëmbaj dhe nxënësve dhe mësuesve kushte të u krijoi për mësim dhe edukim.

Eco Higjiena

Ademi, pos punës së tij u dallua për mirësjellje si me nxënës mesimedhenes, prindër etj e me këtë pune respekt fitoi nga të gjithë ndër breza, por edhe vetën e nderoi me urtësi e me angazhim dhe i ndihmoi në çdo kohë si nxënësit, arsimtarët dhe ishte një krah i të gjithëve, në çdo kohë si për rend, qetësi dhe pastërti, prandaj edhe drejtoria, nxënësit, arsimtarët e shumtë si dhe prindërit i janë mirënjohës për punën e tij të pa lodhur dhe gjithnjë u nderua, u respektua për gjitha këto të mira që i vuri në rend në vend në këtë shkollë.

Ademi, ishte i pa lodhur dhe do mbahet mend për gjithnjë vetëm për të mirat që ia solli shkollës ku ndër vite punoi, Ademi spontanisht sikur e dinte se njeriun puna e nderon e zbukuron e respekton dhe e ngritë në piedestal e këto veti ky punëtor i zellshëm i posedoi dhe i fitoi me urtësi, mirësi dhe me punën e tij mbetet shembull për të tjerë se pa pastërti në shkolla nuk ka as shëndet as qetësi, as suksese të dëshiruar,sepse pastërtia, ambienti i pastër krijon edhe disponim, motivim dhe stimulim për nxënësit dhe mësim dhënësit për të nxënë edukim edhe dituri në qetësi pa u kompleksu për kushtet e këtë ambient ky punëtor pa përtesë, ua krijoi gjithnjë, pa dalim stine kohe nxënësve dhe punëtorëve të shkollës që të ndihen gjithnjë shumë komod në kushte dhe rrethana të mira e jo të mira ndër vite dhe do mbahet mend ndër breza e ndër vite sepse gjurmët e punës së tij mbesin aty përgjithnjë.

Në këtë rast drejtoria dhe kolektivi i shkollës, Ademit i ndanë mirënjohje dhe në shenjë përkushtimi në mënyrë simbolike edhe një orë dore iu dhurua duke i dëshiruar dhe uruar ditëlindjen, pensionimin e tij të merituar, me dëshirë të ketë shëndet dhe të gëzon pensionimin e tij në qetësi në vazhdimësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.