GRANDEMALL

Pensionistet në gjendje të rendë

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Presidentja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën, aktivitetet si dhe çështjet me të cilat përballen pensionistët e Kosovës. Ata e vlerësuan të rëndë gjendjen e pensionistëve të Kosovës dhe theksuan nevojën e rregullimit të çështjes së tyre përmes miratimit të ligjit për skemat pensionale.

Mobi Casa

Përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës gjithashtu e njoftuan Presidenten Jahjaga edhe për kërkesat e bëra në institucionet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të Fondit Pensional të Kosovës, në bazë të kontributeve nga e kaluara.

Presidentja Jahjaga tha se i mirëkupton kërkesat e pensionistëve të Kosovës dhe theksoi se institucionet e vendit janë të përkushtuara që, duke u bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për pensionistët e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.