RCCOLA

Hykmete Bajrami kritikë për rritjen e investimeve në patundshmëri dhe dështimet e qeverisjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja Hykmete Bajrami ka shprehur shqetësime të thella për situatën aktuale ekonomike dhe qeverisjen në Kosovë, duke theksuar rritjen e investimeve të huaja direkte në sektorin e patundshmërive dhe dështimet e politikave fiskale.

Në një status të fundit, Bajrami ka bërë një analizë të detajuar mbi faktorët që ndihmojnë në rritjen e investimeve dhe ka kritikuar qeverisjen për mungesën e reformave dhe transparencës.

“Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë

Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?

Hidromorava

E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qënë në pushtet.

Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte

Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti3.4% në vitin 2021,11.6 në vitin 2022,4.9% në vitin 2023,

Investimet e Huaja Direkte 2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%”.