FITORJA

“Pena e Flakës” simbolikisht i përkushtohet Beqir Musliut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sabit Rrustemi – Manifestimi kombëtar i kulturës, “Flaka e Janarit” që këtë vit po shënon 25 vjetorin e themelimit, qe 20 vjet po mbahet pa njërin nga themeluesit e saj, shkrimtarin e shquar shqiptar, Beqir Musliun.

Ai, jo vetëm që ishte i pranishëm dhe kontribuues i zellshëm në aktin e themelimit, në Shkollën e Muzikës në Gjilan por, edhe në nismën e këtij Manifestimi, më 18 janar 1992 duke e përuruar njëkohësisht edhe një Shtëpi Kulture atë kohë, në Bresalc, prej ku edhe nisi rrugëtimin.

I pandashëm prej këtij Manifestimi deri në vdekje, Beqir Musliu ishte dhe fitues i parë i Çmimit për poezinë më të mirë në nivel qendror, mbajtur po atë ditë, në restaurantin KULLA në Gjilan si dhe pagëzuesi dhe shkruesi i editorialit të parë të revistës letrare – kulturore AGMIA, që nisi së botuari në vitin 1994, vit në të cilin u pat botuar dhe vepra poetike e Rexhep Elmazit, FRYMA, përgatitur po nga ai dhe, e mbështetur financiarisht nga Këshilli Komunal për Financim i Gjilanit.

Gjilani, nga viti 2004 e këndej, jep edhe një Çmim letrar për vlera artistike, vit për vit, në emrin e Tij.

Po në vitin 2004, iniciuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, u botuan edhe shtatë vepra të tij, mbetur të gatshme për botim, përmes SHB “Faik Konica” e, mbështetur financiarisht nga MKRS e Komuna e Gjilanit.

Gjithashtu, në 15 vjetorin e vdekjes së tij, në Gjilan u pat mbajtur dhe një Simpozium letrar që rezultoi me botimin e veprës MBRETI I METAFORËS, shkrime kritike për veprën dhe personalitetin e tij.

ARKATANA

Por, ka vite që vazhdojnë përpjekjet për përgatitjen dhe botimin e dorëshkrimeve tjera të mbetura të Beqir Musliut, shkrimet për teatrin dhe dramën, shkrimet publicistike ( reportazhe e opinione), shkrimet kritike për libra të ndryshëm. Por, edhe krijime tjera origjinale në poezi e në prozë … si dhe premtimet e institucioneve për ta mbështetur këtë punë e angazhim, premtime këto që ende nuk u përmbushën.

Të rikujtoj se, deri më tash, duke shqyrtuar dhe vlerësuar veprën letrare të Beqir Musliut, janë mbrojtur doktorata si në Prishtinë, ashtu dhe në Shkup, Tetovë e Tiranë.

Ars Clubi “Beqir Musliu”, i cili këtë emër e bartë nga viti 1997, në fund të vitit të kaluar, kur edhe i përmbylli veprimtaritë letrare, vitin 2016, e shpalli si Vit të Beqir Musliut.

Në shenjë të një vepreje kolosale që na la, bashkë me emrin e tij, me të cilin mburret Gjilani, PENA E FLAKËS – apo pjesa letrare e Manifestimit “Flaka e Janarit” 2016, simbolikisht i përkushtohet Beqir Musliut.

“Pena e Flakës”, shënon simbolikisht edhe hapjen e veprimtarive letrare në nderim të figurës dhe veprës së Beqir Musliut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.